Vendosni fjalën kyçe....

“Benzi” përplas karrocën në Selitë, dy të vdekur, arrestohet shoferi


Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Selitë, që i ka marrë jetën dy personave. Një automjet tip “Benz”, ka goditur një karrocë që tërhiqej nga një kafshë pune, duke i shkaktuar vdekjen dy persona, njëri prej të cilëve ndodhej në karrocë dhe tjetri pasagjer në automjetin në fjalë.

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga drejtuesin 24-vjeçar të “Benz”-it, Andis Hysa.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, në përfundim të veprimeve të para hetimore arrestuan në flagrancë shtetasin:A.H., 24  vjeç,  banues në Klos, Cërrik,  për veprën penale,  ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Shtetasi A.H, mbrëmjen djeshme e rrugën rurale Mollas-Selitë,  tek “Ura e Sharrës”,  në fshatin Kamuna, Cërrik, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në kushtet e errësirës dhe fushëpamjes së kufizuar në kthesë ka goditur karrocën që tërhiqej nga një kafshë pune  dhe më pas ka humbur kontrollin mbi mjetin duke dalë në krah të kundërt ku është përplasur me mjetin tjetër që vinte përballë.

Për pasojë ka humbur jetën shtetasi A.M., 53 vjeç,  banues në fshatin Kamuna,  Cërrik i cili ishte drejtuesi i karocës dhe shtetasi  A.Sh., 48 vjeç,  banues në fshatin Lumas, Cërrik,  i cili ishte pasagjer në një nga automjetet.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime  të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *