Një fëmijë i mitur shpëtoi fatmirësisht nga vdekja, pasi i doli para një makine dhe që e përplasi në tokë, teksa e ëma bërtiste e tmerruar.
Aksidenti i frikshëm ndodhi jashtë Tempullit Sri Ruthra Kaliamman në Singapor dhe u filmua nga një kamera në kabinë e një tjetër mjeti që po kalonte.
I mituri po ecte bashkë me të ëmën kur papritmas doli në rrugë duke u përplasur nga makina që po vinte.
Pasi makina kaloi mbi të, fëmija u ngrit sërish në këmbë.
Pamjet shkaktuan debate të ashpra në internet mbi atë se kush ishte fajtor për incidentin, shoferi apo nëna e fëmijës.