Templates by BIGtheme NET

Champions-Vollejboll/ Partizani mund kampionet e Bosnjës

Partizani përfaqësohej në Champions League të volejbollit me një ekip tërësisht të ri krahasuar me skuadrën që u shpall kampione për herë të dytë radhazi. 

Partizani përfaqësohej në Champions League të volejbollit me një ekip tërësisht të ri krahasuar me skuadrën që u shpall kampione për herë të dytë radhazi. 

Ekipi boshnjak u paraqit shumë mirë dhe dominoi setin e parë duke fituar thellë 25-15, teksa vajzat e drejtuara nga Sanxhak shfaqën pasiguri dhe bënë gabime të shumta. Por në setin e dytë gjërat ndryshojnë, treshja Mans-Basha-Hudeçova marrin përsipër sulmet dhe sllovakja është thjesht e papërmbajtshme me “spike”-t e saj, ndërsa turkja Basha shënon pikë vendimtare.

Seti i dytë do të fitohet 25-22 nga Partizani, që vijon dominimin e tij dhe në dy setet e tjera, duke fituar me rezultat të njejtë 25-20 dhe krejt takimin me rezultatin 3-1, rezultat që mbush me shpresë kampionet e Shqipërisë për të arritur kualifikimin nër Bërçko një javë më pas. 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*