Templates by BIGtheme NET

Clinton dhe Trump zihen në rrjetet sociale: Mos më tundo

Hillary Clinton ka kërcënuar të hyjë në garën presidenciale të vitit 2020 pas një debati me Donald Trump.

Presidenti amerikan sugjeroi në “Twitter” që të kandidonte përsëri, në mënyrë që të privonte Elisabeth Ëarren nga Shtëpia e Bardhë, por me kushtin sipas tij që të “ shpjegonte të gjitha krimet dhe kundravajtjet e saj”.

Pesë orë pas postimit  të Trump, Clinton u përgjigj: “Mos më tundo. Bëni punën tuaj ”

Reagimet ndaj paralajmërimit të Clinton për të rikandiduar për presidente, ishin të përziera. Ndërsa mediet kryesore dukeshin të entuziazmuara me idenë e një rikandidimi, shumë përdorues të mediave sociale u irrituan për këtë.

 “Unë nuk mendoj se mund ta përballoj më zemra ime, një kandidim tjetër të Hillay”, ishte një koment.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*