Vendosni fjalën kyçe....

KQZ vendos numërimin e 303 vendvotimeve


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur për rinumërimin e 303 vendvotimeve, bazuar në rekomandimin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve.

Në deklaratën e saj, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se shkak për këtë është bërë shtypja e gabuar e formularëve.

“S’po flitet për manipulim, por për një gabim teknik që ka ndodhur, për shkak të shtypjes së gabueshme të formularëve. Duhet të deklarohet publikisht e të mos fshihemi. Formularët janë shtypur gabimisht. I kujt është faji do të zbulohet gjatë ditëve të ardhshme. Sekretariati është bartës i shtypjes të cilët janë shpërndarë në të gjithë Kosovën. Janë shpërndarë të njëjtit formularë dhe të njëjtit e kanë pasur gabimin teknik që subjektet të cilat ishin të renditura në fletëvotimin, dhe në formular, por subjektit të parë i mungon rubrika. Për rrjedhojë të kësaj, disa komisionarë të cilëve iu ka ndez llamba, i kanë shkruar me saktësi, por disa të tjerëve që s’iu ka ndez llamba kanë vazhduar nga subjekti i dytë dhe kanë krijuar një huti. Përfundimisht, QNR i ka zbuluar 303 vendvotime deri më tani, të cilat janë plotësuar në këtë mënyrë. Si përfundim, këto formularë, qoftë sot, pas një muaji, s’mund të procedohen si të tilla sepse janë plotësuar në mënyrë të gabueshme. Kemi rekomandim për rinumërim të 303 vendvotimeve në tërësi”, ka thënë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, duke sqaruar gabimet që kanë çuar në rekomandim për rinumërim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *