Templates by BIGtheme NET

Kryemadhi: 17 deputetë morën mandatin sepse u kërcënuan me dosje apo vetting

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka treguar pse morën mandatin 17 deputetët duke i quajtur ata qelbërisa të cilët u “kërcënuan” për shkak të të kaluarës së tyre.

Sipas Kryemadhit e cila dha deklaratat në Syri TV, 17 deputetët morën mandatin sepse njëri shitet me dosjet e SHIK-ut tjetri me dosje terroriste dhe tjetri me ato të narkomanti dhe një tjetër me Vettingun e familjarëve.

Kanë djegur 182 deputetë mandatet dhe kanë hyrë 17 qelbësira, që njëri shitet me dosjet e SHIK-ut, njëri shitet me dosje terroriste, tjetri me emër të dytë narkomani, tjetri me familjarin që ka në burg, tjetri me drogën, tjetri me korrupsionin, tjetri me tenderat etj. Dhe ky është faji ynë.

Dhe çfarë ndodh, njëri me Vettingun e mamit, tjetri me Vettingun e babit, një tjetër sjell një trafikant aty dhe ne nuk merremi më këtë po merremi pse u dogjën mandatet. Shumë mirë bëmë që dogjëm mandatet dhe ishte gjëja më e mirë”-deklaroi Kryemadhi.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*