Templates by BIGtheme NET

“Kur të vini në SHBA keni Statujën e Lirisë, kur të vini në Suedi keni Statujën e Zlatan” – Sulmuesi nderohet në qytetin e tij

Ikona e futbollit suedez, Zlatan Ibrahimoviç, është nderuar me një statujë bronzi të cilën e zbuloi vetë në qytetin e tij në Malmo, Suedi.

Statuja gati tre metra e gjatë e krijuar nga artisti suedez, Peter Linde, u vendos jashtë stadiumit të Malmo FF, klubi ku filloi karriera profesionale e Ibrahimoviçit.

38-vjeçari, i cili aktualisht është duke luajtur për LA Galaxy në MLS, arriti në Suedi për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Federata Suedeze e Futbollit.

“Kur të vini në Nju Jork keni Statujën e Lirisë, kur të vini në Suedi keni Statujën e Zlatan,” tha Ibrahimoviç gjatë ceremonisë që u ndoq nga qindra tifozë të futbollit.

Ibrahimoviç ka luajtur 116 paraqitje për Suedinë në nivelin ndërkombëtar, duke shënuar 62 gola për vendin e tij.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*