Vendosni fjalën kyçe....

Mbreti suedez largon nipërit e mbesat nga shtëpia mbretërore


Mbreti i Suedisë ka larguar pesë nga nipërit e mbesat e tij nga shtëpia mbretërore.

Vendimi i mbretit Carl XVI Gustaf nënkupton që fëmijët nuk do të kenë më titullin e lartësisë mbretërore dhe nuk pritet të kryejnë detyrat zyrtare mbretërore.

Ata do të mbeten anëtarë të familjes mbretërore dhe do të mbajnë titujt si dukë e dukeshë.

BBC” shkruan se ndryshimi nuk ka prekur vetëm dy nipërit e mbretit që janë në linjë të drejtpërdrejtë me fronin.

Sipas analizuesve, kjo masë vjen sepse nuk ka nevojë të paguhen kaq shumë anëtarë të familjes mbretërore për detyra zyrtare.

Ky ndryshim jo vetëm i lehtëson ata nga detyrat mbretërore, por kjo do të thotë që fëmijët – të moshës nga një deri në pesë – nuk do të marrin më shumën vjetore të financuar nga tatimpaguesit që u jepet anëtarëve të shtëpisë mbretërore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *