Templates by BIGtheme NET

Po nuk plotësove premtimet elektorale nuk ndëshkohesh vetëm me votë, në Meksikë kryebashkiakun e tërheqin zvarrë

Banorët e një qyteti meksikan të pakënaqur me kryetarin e bashkisë rreth premtimeve zgjedhore të paplotësuara, rrëmbyen kryebashkiakun dhe e lidhën pas një makine duke e tërhequr zvarrë.

Jorge Luis Escandon Hernandez, kryebashkiak i qytetit jugor të Las Margaritas, u rrëmbye nga zyra e tij të martën para se të lidhej pas një kamioni dhe u tërhoq zvarrë në qytet nga vendasit e zemëruar.

Incidenti ishte dukshëm i nxitur nga pakënaqësia e tyre për shkak të dështimit të politikanit në premtimet e fushatës zgjedhore për të riparuar rrugët lokale. Në mënyrë të pabesueshme, ai shpëtoi nga incidenti pa lëndime serioze.

Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar deri më tani nga policia që po heton ngjarjen, njofton “El Heraldo”.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*