Vendosni fjalën kyçe....

Politikani polak konsiderohet hero, shpëtoi 2-vjeçarin dhe babanë nga një makinë në flakë


Një politikan polak po konsiderohet si hero pasi i ka shpëtuar jetën një djali 2-vjeçar dhe babait të tij duke i ndihmuar për të dalë nga një makinë në flakë.

Robert Biedron, u hodh në veprim pasi qe dëshmitar i përplasjes së një makine me një kamion në Tabor, rreth 25 milje në jug të Varshavës, shkruan Fox News.

Zjarrfikësit thanë se Biedron ndihmoi babanë dhe fëmijën derisa arritën ata. Zjarrfikësit lokalë postuan një fotografi në Facebook me Biedron, të cilin e lavdëronin duke thënë: “si një zjarrfikës i vërtetë ai shkoi në makinën e djegur me një fikëse zjarri”.

Biedron hyri në histori si politikani i parë gej që fitoi një vend në parlamentin e Polonisë në vitin 2011.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *