Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë jashtë sinagogës në festën hebreje, vriten 2 persona në Gjermani


Dy persona janë vrarë në Gjermani pas të shtënave me armë nga të paktën 2 agresorë të dyshuar.

Sipas policisë gjermane, të dyshuarit qëlluan disa plumba nga një armë zjarri, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur disa të tjerë para se të arratiseshin. Një granatë dore u hodh edhe në varrezat hebreje.

Sulmuesit besohet të ketë ikur në drejtim të qytetit të Leipzig, ndërsa sipas policisë një person është ndaluar deri tani.

“Sipas informacionit fillestar, dy persona u vranë në Halle,” tha një zëdhënës i policisë.

Policia ka këshilluar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi ose të gjejnë hapësira të sigurta për t’u fshehur. Ata kanë nisur menjëherë një operacion kërkimi për autorin e krimit.

“Deutsche Bahn” ka mbyllur stacionin kryesor të trenit në Halle ndërsa kërkimet vazhdojnë.

Të shtënat ndodhin teksa sot është festa hebreje e Yom Kippur, një ditë pushimi, agjërimi dhe lutje – dhe vlerësohet si dita më e shenjtë e vitit për hebrenjtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *