Vendosni fjalën kyçe....

Turqia bombardon Sirinë, Erdogan nis “Operacionin Pranvera e Paqes”


Presidenti turk Erdogan ka urdhëruar nisjen e një operacioni kundër milicive të drejtuara nga kurdët në veri-lindje të Sirisë. Ankaraja i sheh militantët kurdë si terroristë dhe argumenton se sulmi është i nevojshë për të sjellë “paqen” në rajon.

Operacioni synon jo vetëm milicitë e udhëhequra nga kurdët, për të cilat Ankaraja beson se janë të lidhura me grupin militant të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) i cili është i jashtëligjshëm në Turqi, por edhe terroristët e Shtetit Islamik (IS, dikur ISIS), sipas Erdogan.

“Operacioni Peace Spring” do të neutralizojë kërcënimet terroriste kundër Turqisë dhe të çojë në krijimin e një zone të sigurt, duke lehtësuar kthimin e refugjatëve sirianë në shtëpitë e tyre. Ne do të ruajmë integritetin territorial të Sirisë dhe do të çlirojmë bashkësitë lokale nga terroristët.”  – tha Erdogan.

Avionët dhe artileria turke filluan të godasin pozicionet në Siri menjëherë pas njoftimit të Erdogan, sipas raporteve të mediave.

Sulmet ajrore dhe ato të artilerisë raportohet se kanë shënjestruar qytetet kufitare siriane, Tel Abyad dhe Ras al-Ayn.

Operacioni ushtarak duket se ka si synim kryesisht të ashtuquajturat Forcat Demokratike Siriane (SDF), një grup i përbërë kryesisht nga kurdë etnikë. SDF ka qenë një aleat i ngushtë i koalicionit të udhëhequr nga SH.B.A., me anëtarët e të cilit që shërbyen si ushtarë në luftën e tij shumëvjeçare kundër IS.

Militantët e PKK, duke kërkuar një shtet të pavarur kurd, kundërshtojnë autoritetin turk në juglindje të vendit për dekada. Partia është përcaktuar si një grup terrorist jo vetëm nga Turqia, por edhe nga SHBA dhe NATO.

https://www.youtube.com/watch?v=RqB_klrEAVw


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *