Vendosni fjalën kyçe....

Aksident tragjik në Shijak, humbin jetën 2 persona


 

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Shijakut.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë dy drejtuesit e mjeteve kanë humbur jetën.

Viktimat janë identifikuar si 44-vjeçari M.T., banues në Durrës që drejtonte mjetin “Mercedes-Benz” dhe 41-vjeçari N.H., që drejtonte një tjetër “Mercedes-Benz”.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur në fshatin Harshishtë ndërsa nuk dihet ende dinamika e tij.

Njoftimi i policisë

Shijak/Informacion paraprak

Më datë 10.10.2019, rreth orës 16:00, në Hardhishtë, Shijak automjeti tip Benz me drejtues shtetasin M.T., 44 vjeç, banues në Durrës është përplasur me një automjet tjetër tip Benz me drejtues shtetasin N.H., 41 vjeç.

Për pasojë, kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *