Vendosni fjalën kyçe....

Detaje të reja nga vrasja në Kavajë, viktima me precedent të mëparshëm penal


Dritan Haxholli, kështu quhet personi që humbi jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë.

Pas mesnate, një përplasje me armë ndodhi në banesën e një gruaje me inicialet M.Q, me të cilën Haxholli flitet se kishte patur më parë një lidhje dashurie.

Haxholli kishte shkuar në banesën e gruas së re pas orës 00:44, me arsyetimin për t’u sqaruar. Edhe pse gjithçka mes tyre kishte marrë fund, Haxholli thuhet se vijonte ta bezdiste M.Q  e cila jetonte e vetme me 2 vjeçaren në banesë, ndërsa bashkëshortin e kishte emigrant në Itali.

Ai e kishte njoftuar atë paraprakisht me telefon se po shkonte ta takonte. Por në banesë ka qenë punonjësi i burgjeve, Bledar Toçi së bashku me disa persona të tjerë që gruaja i kishte thirrur për ndihmë. Toçi dhe gruaja me inicialet M.Q janë kushërinj.

Apartamenti ku ndodhi përplasja me armë

41-vjeçari sapo ka mbërritur tek banesa e  M.Q, me një kallashnikov ka hapur zjarr ndaj personave që ishin brenda.

Nga breshëria e kallashnikovit një plumb ka kapur policin e burgjeve Bledar Toçi  që më pas është kundërpërgjigjur me armën e shërbimit duke e lënë të vdekur Dritan Haxhollin.

Toçi është plagosur rëndë dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë. Dritan Haxholli, nuk është emri i vetëm me të cilin njihej viktima. Ai kishte edhe një emër të dytë dhe njihet si Tan Peza. Mendohet se ndryshimi i emrit ka ardhur për shkak të problemeve të tij të mëparshme me drejtësinë. 

DETAJET E POLICISË

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor në lidhje me zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në lagjen nr. 2, në Kavajë, ku pas një konflikti në banesën e shtetases M. Q., mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi D. H. dhe i plagosur shtetasi B. T., nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. T., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 2, në Kavajë, me detyrë Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit. Shtetasi B.T., pasi është konfliktuar me shtetasin D. H., ky i fundit për motive xhelozie ka qëlluar me armë duke e plagosur shtetasin B. T. Në kushtet e vetëmbrojtjes shtetasi B. T. ka qëlluar për vdekje me armë zjarri tip pistolete shtetasin D. H.( i dënuar më parë për krime kundër personit dhe për lëndë narkotike). Arrestimi i shtetasit B.T., për veprën penale “Vrasja me dashje”.
  2. T., 27 vjeç, lindur e banues në lagjen nr. 2, në Kavajë ( vëllai i shtetasit B.T.), pasi gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. T. në lagjen nr. 2, në Kavajë iu gjetën dhe u sekuestruan me cilesinë e provës materiale një sasi e dyshuar lendë kokaine e ndarë në 7 doza që i përkisnin 27-vjeçarit. Arrestimi i tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
    Materialet procedurale do të dërgohen në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Bledar Toçi

Dritan Hoxholli


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *