Vendosni fjalën kyçe....

Femra për herë të parë në stadium, kombëtarja e Iranit fiton 14-0 ndaj Kamboxhias


Irani ka luajtur sot kundër Kamboxhias dhe ka fituar me rezultatin 14-0, por jo vetëm sasia e golave përbën lajm por më e rëndësishme ishte se për herë të parë në 40 vite, janë lejuar femrat në stadium.

Gjithçka erdhi pas presionit të madh të bërë nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit e cila e kërcënoi vendin islamik me pezullim nga pjesëmarrja në botëror nëse nuk ndryshon politikën.

FIFA i kërkoi Iranit muajin e kaluar lejimin e femrave në stadium pa asnjë lloj kufizimi dhe në një numër të caktuar në bazë të kërkesave për bileta.

Sot kanë qenë prezent rreth 3500 vajza.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *