Vendosni fjalën kyçe....

Gratë e Unazës: Ministret e Ramës s’janë figura e femrës shqiptare, por degjenerimi i Shqipërisë


Gratë e Unazës së Re kanë sulmuar ministret e qeverisë, të cilat i dërguan letër parlamentit holandez për t’i kërkuar të mos bllokojnë procesin e integrimit.

Gratë që protestojnë prej një viti për banesat e tyre thonë se nuk ndihen të përfaqësuara nga gratë ministre, por përkundrazi i konsiderojnë turp të shoqërisë.

“Zonjat ministre janë një turp i vërtetë. Ato nuk erdhën njëherë si gra s’i nëna, në Unazën e Re. T’i japin një mbështetje këtyre grave që janë në depresion. Ato nuk janë figura e femrës shqiptare. Janë këto gra që kanë sakrifikuar me gjak për fëmijët e vet. Shkoni në Hollandë? Për çfarë? Flasin në emrin tonë. Ato janë degjenerimi i Shqipërisë.”, tha një nga zonjat që kërkonte para Drejtorisë së Policisë lirimin e tre banorëve të arrestuar, për bllokimin e rrugës gjatë protestave të Unazës.

Banorët e Unazës të vënë përballë policisë, u kanë bërë thirrje t’i arrestojnë të gjithë së bashku, sepse të gjithë bashkë kanë protestuar dhe jo vetëm ata të tre që po mbahen.

“Pse duhet të rri jashtë unë? Jam familjerisht unë. Jemi të gjithë këtu, me gra dhe fëmijë. Të shkojnë të gjithë atje dhe jashtë le të rrijë Borchard e Soreca. Le të rrijë Rama dhe të folë për të drejtat e grave. Për cilat gra flet ai? S’janë gra këto? Këto nëna që kanë sakrifikuar për fëmijët e tyre”, tha një prej banorëve.

Një tjetër grua protestuese shtoi: “Edi Rama është i kapur nga serbët. Sekretarja e tij është serbe. Janë politikat e tilla në mënyrë që të ikin shqiptarët. Po na mohohet e drejta për të pasur një shtëpi dhe të arsimojmë fëmijët tanë këtu. Sekretari i tij është serb, po kapet Shqipëria nga Serbia.”

“Merrni gjithë Unazën brenda”, thërriste një grua tjetër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *