Templates by BIGtheme NET

I digjet makina kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli

I digjet makina kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Lef Sallata”.

Automjeti i cili ishte në pronësi të bashkisë së Vlorës, ishte parkuar nga shoferi i Lelit pranë pallatit ku banonte në këtë lagje.

Si pasojë e flakëve është djegur dhe një mjet tip Ford që ishte pranë “Range Rover-it” të Bashkisë.

“Më datë 10.10.2019, rreth orës 04:26, në lagjen “Lef Sallata” Vlorë pranë zyrave të punës, ka marrë flakë automjeti tip Range Rover në pronësi të Bashkisë Vlorë (mjet që përdorej nga Kryetari i Bashkisë Vlorë), ku si pasojë e flakëve ka marrë zjarr edhe një automjet tjetër tip Ford, parkuar në afërsi.

Drejtuesi i mjetit Range Rover, shtetasi E.T (shoferi i Kryetarit të Bashkisë) e kishte parkuar mjetin pranë pallatit ku banon. Ndërsa mjeti tjetër tip Ford është në pronësi të shtetasit B.A.

Si pasojë e flakëve, të dy mjetet janë dëmtuar plotësisht., ka njoftuar policia.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes por nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë e qëllimtë. Policia ka ngritur një grup hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme në lidhje me përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Hashtag.al

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*