Templates by BIGtheme NET

Londra konsumatorja më e madhe e kokainës, më shumë se 3 qytete evropiane bashkë

Më shumë kokainë konsumohet në Londër, sesa bashkërisht në Amsterdam, Berlin e Barcelonë.

Sipas mediave britanike, çdo 24 orë në Londër thithen 500.000 doza kokainë, dyfishi i çdo qyteti tjetër të madh europian.

Vlera në rrugë e kësaj sasie është 3 milionë euro.

Një studim i kryer nga King College London University testoi ujërat e zeza të Londrës për benzoilecgoninë, përbërësi kimik që trupi e shkarkon pasi ka marrë kokainë.

Rezultatet treguan se londinezët konsumonin 23 kg kokainë në ditë. Në Barcelona 12.7, në Amsterdam dhe Berlin nga 4.6.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*