Vendosni fjalën kyçe....

Nobel për Hendke, reagon Akademia e Shkenca të Kosovës: Të anulohet çmimi


Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka reaguar duke treguar zhgënjim me ndarjen e sivjetshme të Çmimit Nobel për Letërsi për shkrimtarin austriak, Peter Handke.

Handke njihet si figurë polemike, për shkak të mbështetjes së tij për politikat e ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviç.

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës tha se kërkon që të anulohet ky vendim i Akademisë suedeze, si “akt mirëkuptimi e solidariteti me të gjithë popujt e botës që luftojnë për liri dhe vlera demokratike”, raporton Rel.

“Peter Handke nuk ishte në anën e drejtë të historisë së popujve të Ballkanit dhe as të Kosovës; nuk ishte në anën e ndritshme të ideve, por gjeti strehë në anën e errët të ngjarjeve tragjike të Ballkanit”, thuhet, mes tjerash, në reagimin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *