Templates by BIGtheme NET

“Nuk do lejojmë dëmtimin e civilëve gjatë operacioni ushtarak në Siri” – Erdogan

Presidenti turk Erdogan ka deklaruar se 109 terroristë janë neutralizuar që prej fillimit të Operacionit Pranvera e Paqes.

Sipas kreut të shtetit turk, qëllimi i Turqisë është të sigurohet që të gjithë mund të kthehen përsëri në shtëpi pasi operacioni ushtarak do pastrojë veriun e Sirisë nga terroristët.

“Ne nuk do të pranojmë që dikush të dëmtohet nga Operacioni Pranvera e Paqës, veçanërisht civilët,” tha ai.

Të mërkurën, Turqia filloi “Operacionin Pranvera e Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar ata që i konsideron si elementë terroristë dhe për të siguruar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë, si dhe integritetin territorial të Sirisë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*