Vendosni fjalën kyçe....

Schengeni ballkani, Kosova kundër: Synohet rikthimi i ish-Jugosllavisë


Rama, Vuçiç e Zaev kanë arritur një dokument të përbashkët në takimin e Novi Sadit, me synimin që brenda vitit 2021, qytetarët e Shqipërisë e Serbisë ta kalojnë kufirin vetëm me karta identiteti.

Sipas krerëve të tre vendeve, kjo marrëv eshje do mundësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave.

Kryeministri Rama tha në fjalën e tij se vendet që nuk morën pjesë në takim, Kosova, Mali i Zi e Bosnje Hercegocina, janë të ftuara të marrin pjesë në takimin e 10 nëntorit në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Kosova është shprehur kundër kësaj nisme, pasi sipas saj, ajo synon rikthimin e ish-Jugosllavisë që ka sjellë shumë tragjedi në Ballkan, shkruan Koha.net.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *