Vendosni fjalën kyçe....

Tualete unisex për vajzat e mitura në Britani, prindërit akuzojnë shkollat dhe avokatëve e të drejtave transgjinore


Prindërit e nxënësve të një shkolle fillore në Londër janë ankuar pas prezantimit të tualetit pa gjini pa paralajmërim dhe tani disa vajza janë shumë të turpshme për të përdorur tualetin, duke rrezikuar të dëmtojnë seriozisht shëndetin.

Shkolla fillore “Deanesfield” në Londrën perëndimore u jep mësim fëmijëve nga 4 vjeç deri në 11 vjeç. Kur pushimi i verës mbaroi në shtator, prindërit e nxënësve u befasuan kur panë që tualetet në shkollë tani janë unisex.

Disa prindër u ankuan se vajzat e tyre më mirë durojnë mbajtjen e urinës sesa të përdorin një strukturë që duhet ta ndajnë me djemtë.

“Vajzat po detyrohen të mbajnë ujin e hollë derisa të kthehen në shtëpi, gjë që mund të dëmtojë veshkat. Vajza e mikut tim është duke e mbajtur veten tërë ditën sepse është në siklet. Nuk është e drejtë për fëmijët me të vërtetë,” tha një prind.

Situata vështirësohet nga dizajni i metë i kabinave të tualetit, të cilat nuk kanë pengesa në tavan. Kjo e bën shikimin mjaft të lehtë dhe sipas prindërve ka pasur raste djemsh që shikonin vajzat në tualet. “Mail on Sunday” thotë se situata në “Deanesfield” nuk është një incident i izoluar.

Shkollës fillore dhe një tjetër shkolle të mesme është duke iu bërë presion nga avokatët e të drejtave transgjinore për të kaluar në tualete unisex.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *