Vendosni fjalën kyçe....

“U jam Arbëresh” – Merr udhë nisma e presidentit Meta


Presidenti Meta ka filluar sot nismën “U jam Arbëresh”.

Sot u mbajt takimi i parë i këtij forumi dhe  në fjalën e tij kreu i shtetit theksoi se zhdukja e gjuhës e kulturësh arbëreshe do ishte një humbje e madhe jo vetëm për Shqipërinë e Italinë por edhe për trashëgiminë e kulturën europiane e atë botërore.

“Kanosja reale e zhdukjes së kësaj gjuhe do të ishte një humbje e madhe jo vetëm për arbëreshët, të cilët e ruajtën atë me besnikëri të pashoqe dhe dashuri për gjashtë shekuj, por edhe për Shqipërinë, Italinë dhe për gjithë trashëgiminë dhe kulturën europiane e botërore.” – tha Meta.

Më tej Meta theksoi se objektivat e forumit janë nxitja, ruajtja, dhe zhvillimi i gjuhës së folur dhe asaj letrare arbëreshe e po kështu, edhe mësimi i saj në shkolla.

“Për të mos lejuar që të ndodhë kjo humbje, për të dhënë një kontribut konkret dhe në vazhdimësi të ruajtjes e zhvillimit të gjuhës dhe kulturës arbëreshe, por edhe për të forcuar lidhjet midis dy brezave të rinj dhe jo vetëm, nga të dyja anët e Adriatikut, unë besoj se jemi edhe në këtë forumi e në çdo nismë tjetër. “Ky forum ka disa objektiva, ku ndër më parësoret janë nxitja, ruajtja, dhe zhvillimi i gjuhës së folur dhe asaj letrare arbëreshe e po kështu, edhe mësimi i saj në shkolla.” – shtoi Meta.

Në mbledhjen e parë të këtij forumi morën pjesë ministri i Diasporës, Pandeli Majko, Kryetari i Bashkisë së Shën Mitrit, Salvatore Lamirata, Padre Pietro Lanza i Kishës italo-arbëreshe, Konsulli i Nderit Aldo Marino, akademikë, historianë, albanologë dhe intelektualë të shquar si Neritan Ceka, Paskal Milo,Tritan Shehu, Moikom Zeqo, Aurel Plasari, Pëllumb Xhufi, Nasho Jorgaqi, Gjovalin Shkurtaj, Shezai Rrokaj,etj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *