Templates by BIGtheme NET

“Pen America” kundërshton Nobelin për Handke: Jemi të shtangur

Organizata amerikane Pen, e cila mbron lirinë e shprehjes dhe promovon letërsinë, ka kundërshtuar  përzgjedhjen e autorit austriak Peter Hendke si fitues i çmimit Nobel në Letërsi.

PEN tha se zgjedhja e Komitetit të Nobelit për laureat të çmimit në letërsi është për të ardhur keq.

Të enjten, shkrimtari austriak, Peter Handke, i cili njihet si adhurues i Slobodan Millosheviçit, fitoi Nobelin për vitin 2019.

“Jemi të shtangur me përzgjedhjen e një shkrimtari, i cili ka shfrytëzuar zërin e tij publik për të minuar të vërtetën historike dhe për t’iu ofruar ndihmë publike autorëve të gjenocidit, si ish-presidenti serb, Sllobodan Millosheviq, dhe ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq”, tha shkrimtarja Jennifer Gean, presidente e organizatës Pen America.

“Në kohën e rritjes së nacionalizmit, udhëheqjes autokratike dhe dezinformimit të gjerë në mbarë botën, komuniteti letrar meriton më mirë se kjo. Ne ndjejmë keqardhje të thellë për zgjedhjen e Komitetit Nobel për Letërsinë”, tha Gean. Deklaratën origjinale mund ta gjeni duke klikuar këtu.

Zgjedhja e Handkes nxiti reagime të forta, sidomos në Kosovë dhe në rajon, për shkak se dramaturgu austriak, ka sugjeruar publikisht që muslimanët e Sarajevës kishin masakruar veten dhe kishin fajësuar serbët. Ai ka mohuar dhe genocidin e Srebrenicës.

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës kërkoi që të anulohet ky vendim.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*