Vendosni fjalën kyçe....

Strakosha mezi mban lotët pas humbjes me Turqinë: S’i ndihmova dot shokët


Ëndrra e Shqipërisë për t’u kualifikuar në Europianin e 2020-ës përfundoi mbrëmë në ndeshjen kundër Turqisë.

Një pjesë të fajit e kishte dhe Toma Strakosha, me daljen e gabuar që bëri në momentin e golit në minutat shtesë me Turqinë.

Pas përfundimit të ndeshjes, Strakosha u duk shumë i pezmatuar.

Në një prononcim për mediat, ai tha se ndihej keq pasi nuk e ndihmoi dot skuadrën.

“Nuk e ëndërroja fare këtë mbrëmje. Çunat luajtën shumë mirë, kishin nevojë për mua në fund dhe nuk munda t’i ndihmoja. Më vjen shumë keq. Shokët e skuadrës erdhën më folën të gjithë dhe jemi një ekip dhe kush gaboi nuk duan ta bëjnë më keq.

Jam 24 vjeç dhe nuk duhet të bëj këto gabime. Kam eksperiencë. Më vjen gjynah që këtë gabim e bëra me ekipin Kombëtar. Mesazh nga babai? Fola pas ndeshjes dhe e di që kam gabuar. I ka ndodhur edhe atij por do të shohim para”, u shpreh Strakosha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *