Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimet e 7 banorëve dhe Balliut, reagon Basha: Regjimi i Ramës tregoi sa i përkushtuar është ndaj vlerave Evropiane


Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas shoqërimit në polici të ish-deputetit Klevis Balliu dhe 7 banorëve që protestuan për banesat e tyre në zonën e Astirit.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha është shprehur se nëse Shqipëria nuk merr “PO”, për çeljen e negociatave, atëherë shkak sipas tij do të jenë pikërisht arrestimet e sotme.

Kjo është javë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë, kur do të vendoset nëse do të shkojmë përpara drejt Europës apo do të mbetemi ngecur në marshin indietro.

Regjimi i Ramës vendosi ta tregojë sa i përkushtuar është ndaj vlerave Europiane të lirisë së shprehjes dhe sundimit të ligjit, duke arrestuar dhunshëm protestues paqësorë.

Nëse lajmet nga Brukseli janë negative, askush mos ta vërë në dyshim, ngjarje si kjo e sotmja janë shkaku.

Por ne nuk do ti lejojmë të na mbyllin gojën e të na mbajnë peng, beteja do të vazhdojë pareshtur drejt destinit tonë: Shqipërisë së zhvilluar, të lirë dhe Europiane”- shprehet Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *