Vendosni fjalën kyçe....

Franca i bashkohet Gjermanisë, Holandës e Norvegjisë, bllokon shitjen e armëve ndaj Turqisë


Franca do të ndalojë të gjitha shitjet e armëve ndaj Turqisë, që mund të përdoren në sulmet e Ankarasë ndaj milicive kurde në Siri, thanë Ministria e Jashtme dhe ajo e Mbrojtjes. Berlini kishte lëshuar një deklaratë të ngjashme pak para Parisit.

“Në pritje të përfundimit të kësaj ofensive, Franca ka vendosur të pezullojë të gjitha planet për eksportimin e armëve që mund të përdoren nga Turqia në këtë ofensivë,” thuhet në deklaratën e përbashkët të së shtunës nga ministritë.

“Ky vendim është me efekt të menjëhershëm.”

Pezullimi i shitjeve të armëve vjen ndërsa ministrat e BE-së përgatiten të takohen në Luksemburg javën e ardhshme për të planifikuar një përgjigje ndaj ofensivës “Operacioni i Pranverës së Paqës” të Turqisë, dhe pasi Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass, njoftoi një ndalesë të ngjashme për eksportet e armëve më herët të shtunën.

Holanda dhe Norvegjia gjithashtu kanë ngrirë shitjet e armëve të tyre ndaj Turqisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *