Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria siriane zhvendos trupat në veri për përballjen ndaj sulmeve turke


Ushtria Siriane ka filluar vendosjen e trupave të saj në frontet kryesore në Sirinë Veriore, për të përballuar ofensivën turke në territorin Sirian.

Këtë lajm e ka bërë me dije Televizioni shtetëror sirian, raporton RT.

Ndër të tjera media shtetërore siriane nuk ka informuar me detaje se ku po lokalizohen trupat e ushtrisë siriane në veri të Sirisë, transmeton newsbomb.al.

Kujtojmë se prej disa ditësh një ofensivë ushtarake turke me ndihmën e forcave të opozitës siriane ka pushtuar territorin kufitar sirian i cili më parë kontrollohej nga milicia kurde.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *