Vendosni fjalën kyçe....

Hevrin Khalaf, kush ishte politikania kurde që u ekzekutua gjakftohtësisht në Siri

Dy ditë më parë, në Siri u ekzekutuan nëntë civilë, mes të cilëve edhe Sekretarja e Përgjithshme e partisë ‘Siria e së Ardhmes’, Hevrin Khalaf.

35-vjeçarja me profesion inxhiniere, politikane aktive dhe aktiviste e të drejtave të grave, raportohet se u ekzekutua nga luftëtarët e mbështetur nga Turqia të grupit ‘ Ahrar al-Sharqiya’, pranë autostradës M4 në Sirinë veriore.

Khalaf po kthehej nga një takim në Hasaka në kohën e sulmit, në të cilin gjithashtu u vranë shoferi i saj dhe një ndihmës i saj, tha Hussein Omar, koordinatori i partisë Siria e së Ardhmes në Evropë.

Megjithatë forcat që akuzohen për ekzekutimin e politikanes, e kanë hedhur poshtë këtë lajm duke mohuar se kanë gisht në ngjarjen e rëndë.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i grupit, i cili grupon fraksione rebele siriane, tha se ata nuk e kishin gisht në ngjarjen në fjalë.

“Unë ju konfirmoj se forcat tona nuk e kanë arritur autostradën M4,” tha Youssef Hammoud në një mesazh për Reuters.

Hevrin Khalaf (1984 – 12 tetor 2019) ishte një politikane dhe inxhiniere civil kurdo-siriane, duke shërbyer si Sekretare e Përgjithshme i Partisë ‘Siria e së Ardhmes’.

E diplomuar si inxhiniere civil, Khalaf u bë e njohur në zonën vetëqeverisëse kurde të Rojavas në verilindje të Sirisë. Partia e saj, kishte marrë pjesë në administrimin e Sirisë veriore pas kapjes së qytetit Raqqa nga grupi i Shtetit Islamik në vitin 2017.

Khalaf kishte marrë pjesë në negociata me Shtetet e Bashkuara dhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë, dhe ishte e njohur për aftësitë e saj diplomatike.

Ajo përmendet si kampione e tolerancës dhe se ka punuar për të bashkuar kristianët, arabët dhe kurdët në vendin e përfshirë nga konflikti prej disa vitesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *