Vendosni fjalën kyçe....

Plumba makinës në Durrës, mjeti përdorej nga kreu i Këshillit Bashkiak


Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndaj një mjeti të parkuar në jë nga lagjet e Durrësit është qëlluar me armë zjarri.

Mjeti tip ‘VW’ ishte i regjistruar në emër të 29-vjeçarit me iniciale I.B.

Megjithatë siç raporton Syri.net, ai përdorej nga Ani Dyrmishi, kreu i Këshillit Bashkiak të qytetit bregdetar. I.B., është shoferi i Dyrmishit ndërsa nuk dihet ende nëse ngjarja ka të bëjë me personin në emër të të cilit është makina apo me ish-shefin e Hipotekës, Dyrmishi.

Ky i fundit u dorëhoq si shef i Hipotekës rreth dy vjet më parë ndërsa aktualisht përveç kreut të Këshillit Bashkiak mban edhe postin e drejtorit të Hekurudhës Shqiptare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *