Vendosni fjalën kyçe....

Rama prononcohet për fëmijën shqiptar në Siri: Rikthimi nga kampet i vështirë, do bëhet në bashkëpunim me ndërkombëtarët


Kryeministri Edi Rama  dhe Ministri në Detyrë i Evropës dhe Punëve të Jashtme Gent Cakaj, në daljen për mediat të lajmëruar edhe më herët folën për vendimin e vendeve të BE-së për bllokimin e hapjes së negociatave.

Në hyrje të fjalës së tij Rama u përqendrua te historia e bërë publike në televizionin Rai në Itali për një fëmijë shqiptar i cili ndodhej në një kamp në Siri.

Sipas Ramës, rikthimi në vend i fëmijës dhe nënës shqiptar është i vështirë dhe nuk ka të bëjë me vullnetin e ambasadorit apo ambasadës.

Sipas Ramës, tërheqja e të gjithë personave të identifikuar do bëhet në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *