Vendosni fjalën kyçe....

Lady Gaga hidhet në krahët e fansit por të dy bien nga skena (VIDEO)


Lady Gaga ka përjetuar një moment mjaft të sikletshëm e madje edhe të rrezikshëm ndërsa performonte në një koncert në Las Vegas.

Këngëtarja ftoi në skenë një fans, të quajtur Jack, për të kërcyer me të. Por kur ajo u hodh në krahët e tij, ai humbi ekuilibrin dhe të dy ranë nga skena.

Videot e xhiruara nga fansat në ato momente, bënë xhiron e mediave sociale brenda sekondash dhe fansat nisën të shqetësohen për gjendjen e këngëtares. Por Lady Gaga ishte mirë.

E ndihmuar nga rojet e sigurisë, Gaga u ngrit përsëri në këmbë dhe siguroi publikun se “Gjithçka është në rregull”.

Gaga shtoi: “E vetmja gjë që nuk është në rregull është se kemi nevojë për disa shkallë për skenën e mallkuar që të mund të rikthehem.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *