Vendosni fjalën kyçe....

Ngjela: Të mblidhemi e të shporrim Gent Ibrahimin, po na pengon reformën


Avokati Spartak Ngjela ka bërë thirrje që kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi të flakët nga posti që mban.

Në një status në Facebook, ish-ministri i Drejtësisë, thekson se SPAK duhet ngritur sa më shpejt e për këtë duhet larguar Ibrahimi, i cili sipas tij është shpresa e korrupsionit të lartë shtetëror.

Ngjela thotë se duhet një organizim për largimin e Ibrahimit që këtë të hënë, të cilin e ka emërtuar “ndaluesi barbar i reformës në drejtësi.

“A dëshiron politika perëndimore, sidomos politika amerikane, ta ketë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor partnere shekullore?

Që ta realizojë këtë, duhet të ketë ashpërsi për strukturimin e SPAK, sepse me anë të funksionimit të Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, duhet të largojë nga drejtimi korrupsionin Berisha, Rama, Meta. Që të tre janë kundër interesit kombëtar dhe politikës amerikane në këtë zonë.

Kurse, shqiptarët që po presin me padurim Reformën në Drejtësi, duhet të bashkohen për të zhbllokuar ecurinë faktike të Reformës në Drejtësi.

Për këtë arsye, duhet të organizohet e të izolohet me protestë të gjallë Gent Ibrahimin, ndaluesi barbar i vijimit të Reformës në Drejtësi. Korrupsioni i lartë shtetëror tani, këtu, te ky individ, i ka varur shpresat.

Gent Ibrahimi duhet flakur nga posti i kryetarit të KLP! Madje, që të hënën. Duhet realisht organizim kundër qenies së tij në postin që ka.” – shkruan Ngjela.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *