Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria rrit tarifat e transportit publik, studentët i vënë flakën kryeqytetit të Kilit (Video)


Protesta të ashpra kanë shpërthyer në kryeqytetin e Kilit, Stantiago, pas vendimit të qeverisë për rritjen e tarifave të transportit publik.

Presidenti i vendit amerikano-jugor ka njoftuar menjëherë vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Duke iu drejtuar kombit në orët e para të së shtunës, presidenti Sebastian Pinera tha se ai do të miratonte një ligj të posaçëm për sigurinë e shtetit, për të ndjekur e kapur rebelët me kapele të zeza, të cilët kanë vendosur zjarre, plaçkitur dhe shkatërruar infrastrukturën publike në kryeqytet.

Qeveria rriti çmimet për udhëtimet në metro në fillim të tetorit, duke bërë që nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët e universiteteve të dilnin në rrugë.

Në fjalën e tij, Pinera premtoi se do të punonte për të “lehtësuar vuajtjet e atyre që preken nga rritja e tarifave”.

Demonstratat u bënë veçanërisht të dhunshme të premten, me pamje që tregonin njerëz që përlesheshin me policinë e rebelave. Protestuesit gjithashtu i vunë zjarr një zyre biletash metroje dhe një ndërtesë në qendër të qytetit.

Sistemi i metrosë ka qenë i mbyllur, me autoritetet që kanë deklaruar se “shkatërrimi serioz” e bëri të pamundur funksionimin e trenave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *