Vendosni fjalën kyçe....

Aksident fatal te Shkëmbi i Kavajës, makina përplas këmbësorin


Një person ka humbur jetën në një aksident të rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme te Shkëmbi i Kavajës.

Një makinë dyshohet se ka përplasur për vdekje një këmbësor i cili ka humbur jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Identiteti i viktimës nuk dihet ende ndërsa duhet thënë se ky është aksidenti i dytë me pasojë vdekjen në vend pas atij në Lushnjë.

Njoftimi i policisë

“Më datë 20.09.2019, rreth orës 18:30, në autostraden Kavajë – Durrës,​  te Shkëmbi Kavajës, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues​ shtetasin D. Gj., ka aksidentuar këmbesorin shtetasin R.D., rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *