Templates by BIGtheme NET

Ibrahimoviç shpreh dëshirën për të luajtur me Napolin: Me mua stadiumi do mbushej plot

Zlatan Ibrahimovic ka lënë të kuptohet se do të rikthehet në Itali, pasi t’i mbarojë kontrata me LA Galaxy në MLS.

Sulmuesi suedez ka kaluar shumë vite në Serie A, pasi ka qenë pjesë e skuadrave më të mëdha atje, si Juventus, Inter dhe Milan. Por, ai po e synon një përvojë të re në ligën italiane.

“Jam 38 vjeç por kam entuziazmin e një fëmije, me dëshirën e njëjtë për të fituar”, tha Ibrahimovic për La Gazzetta dello Sport.

“Për mua, kjo është gjithçka. Ende nuk po mendoj për të ardhmen, sepse gjithçka do të vlerësoj me familjen time”, shtoi ai.

“Në mënyrë që të vazhdoj të luaj, kam nevojë për diçka të veçantë që e mban të ndezur zjarrin brenda meje, qoftë këtu apo diku tjetër. Italia është shtëpia ime e dytë”, theksoi ai.

“Nëse rikthehem në Itali, dua të luftoj për titull, jo vetëm të blihem nga një klub sepse unë jam Ibrahimovic. Akoma mund ta bëj dallimin. Mund t’i shënoj 20 gola në Serie A”, vazhdoi ai.

Suedezi tingëlloi sikur mund t’i bashkohet Napolit, për një përvojë të re në Itali.

“Më pëlqeu dokumentari kushtuar Diego Maradonës, askush nuk është si ai”, tha Ibra.

“Duke e parë dashurinë e atij qyteti gati sa më bën të dua të shkoj atje për një përvojë, sepse do të ishte madhështore ta përsëris atë që e ka bërë Diego. Me mua, stadiumi San Paolo do të mbushej çdo të shtune. Dhe atje është Carlo Ancelotti, trajner i madh”, përfundoi ai

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*