Templates by BIGtheme NET

“Krimineli Rama e Sandër kimiku s’do na i prishin shtëpitë, jemi në të drejtën tonë” – Banorët e unazës në protestë

Banorët e Unazës së Re kanë dalë sot në protestën që zgjat prej shumë muajsh.

Ata kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre nga zgjerimi i unazës, një projekt që përfshinte segmentin nga Sheshi Shqiponja deri te Pallati me Shigjeta.

Dhjetëra burra, gra e fëmijë kanë dalë në vendin ku protestojnë prej rreth një viti tashmë. Aktualisht projekti është pezulluar pas skandalit të tenderit në njërin nga lotet e projektit.

Ata akuzojnë kryeministrin Rama për projektin për të cilin thonë se është aferë korruptive dhe ministrin e Brendshëm, Lleshaj për dhunën e policisë ndaj tyre.

Disa prej banorëve janë ende në burg, ndërsa pjesa dërrmuese e tyre u liruan në seancën e fundit gjyqësore.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*