Vendosni fjalën kyçe....

Marquez nuk e ndal asnjë, fiton edhe në pistën e Japonisë


Marc Marquez fiton dhe Çmimin e Madh të Japonisë në MotoGP.

Në pistën e Motegi, kampioni i Botës i Hondas kaloi i pari shiritin e finishit përpara Fabio Quartararo dhe Ducatit të Andrea Dovizioso.

Vendi i katërt i takoi Yamahas së Vinales ndërsa i pesti u rendit Crutchlow me Honda. Paraqitje jo fort e mirë për Petruccin i cili e mbylli këtë garë në vendin e 9.

Marc Marquez nuk e nënvlerësoi këtë garë në Japoni edhe pse është shpallur kampion disa javë përpara përfundimit të kampionatit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *