Templates by BIGtheme NET

“Rama do rrethojë teatrin me forca të shumta policie, qytetarët të na bashkohen për ta mbrojtur” – Thirrja e aleancës

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u ka bërë thirrje mbështetësve të kauzës së teatrit dhe qytetarëve që t’u bashkohen që sonte natën e nesër në mëngjes para sheshit të Teatrit Kombëtar.

Në një njoftim në Facebook, aleanca thotë se nesër kryeministri Rama do marrë pjesë në diplomimin e oficerëve të policisë te Ministria e Brendshme.

Më tej theksohet se Rama do e shfrytëzojë këtë gjë për të rrethuar zonën me policë e për ta mbajtur atë të rrethuar pa afat.

Reagimi i plotë

Nesër paradite rreth orës 09.00 -10.00 Kryeministri Rama do të marrë pjesë ne ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj të policisë e cila do të zhvillohet tek Ministria e Brëndshme para sheshit të Teatrit. Kjo ceremoni është zhvilluar çdo vit në ambjentet e Akademisë së Rendit.

Nga informacionet që kemi do të vijnë forca të shumta policie, të cilat do të rrethojnë Teatrin Kombëtar nën justifikimin e ceremonisë për të mos e lëshuar më. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit së bashku me mbështetësit e saj do të kalojnë sonte natën dhe nesër gjithë ditën brënda sallës dhe në sheshin e Teatrit Kombëtar, në mbrojtje të tij.

U bëjmë thirrje mbështetësve të kauzës së Teatrit të na bashkohen sot natën dhe sidomos nesër në mëngjes me praninë e tyre. Ne nuk do ta lëshojmë Teatrin.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*