Templates by BIGtheme NET

Conte kërkon përforcime për të përballuar Juventusin, pritet merkatoja e janarit

Interi kërkon të bëjë të tjera përforcime në merkaton e janarit për të ndërtuar një skuadër sa më të fortë që do luftojë për titullin kampion.

Zikaltërit e kanë nisur vrullshëm sezonin dhe vetëm humbja ndaj Juventusit në përballjen direkte i zbriti në vendin e dytë të renditje, me një pikë më pak se torinezët.

Mediat italiane raportojnë se trajneri Conte ka kërkuar Matic e Rakitic në janar, dy lojtarë që i sheh të nevojshëm për ekipin.

Matic aktivizohet me anglezët e Manchester United kurse Rakitic është pjesë e Barcelonës.

Ndërkohë drejtuesit e ekipit pritet të takohen së shpejti me përfaqësuesit e Lautaro Martinez, për të diskutuat për zgjatjen e kontratës që skadon në vitin 2023.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*