Templates by BIGtheme NET

Gazetari i Le lene: Kampi në Siri është një tmerr, e pamundur kontakti i vazhdueshëm

Gazetari i emisionit Le lene Taulant Kopliku ka folur për Alvin Berishën fëmija shqiptar i cili ndodhet në kampin në Siri.

Gazetari dha detaje për kampin duke e përshkruar një ferr të vërtetë.

“Kampi Al Hol ishte një ferr, në mes të shkretëtirës siriane. Ngjitur me kampin e tyre është edhe një kamp i tjetër me 35 mije vetë. Pra në zonë janë gati 70 mijë vetë”, tha ai.

Kopliku më tej tregoi se Alvin Berisha duhet të bëjë të pamundurën për të tërhequr.

“Ai fëmijë duhet marrë. I tha i ati ke për të ngrënë ,ai thotë s’kam lekë. Aty duhet të paguash. Imagjinoni ai i jepte zemër të atit”, tha Kopliku.

“Lidhjet me kampin janë të pamundura për të qenë periodike, Autoritetet e kampit nuk përgjigjen. Sa i përket lajmeve në media, mbeta i befasuar për alarmin që u bë sepse nuk është në të mirë të sjelljes së djalit në shtëpi.

Në zonën rreth kampit ka pasur luftime. Në brendësi të kampit ka pas tentativa për të carë rrjetën edhe përplasje mes grupeve brenda kampit. Alvini është ndër të vetmit fëmijë që është i pashoqëruara të paktën disa fëmijë kanë nënë, Babai i Alvinit nuk u lejua të rrinte, paraqiste rrezik, mund të përfundonte shumë keq”, tha ai më tej.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*