Vendosni fjalën kyçe....

“Ke dështuar, Europa të refuzoi e kështu do bëjnë edhe shqiptarët” – Basha i drejtohet Ramës me dy postime të njëpasnjëshme


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka bërë dy postime njëri pas tjetrit në Tëitter duke akuzuar kryeministrin Rama se ka dështuar dhe se shqiptarët e refuzojnë.

Në të parin kryedemokrati i bën thirrje kreut të qeverisë që të pranojë përgjegjësinë e tij për dështimet dhe se Europa e ka refuzuar.

“Mjaft me shfajësime personale dhe fajësimin e të tjerëve z. Rama. Të gjithë janë lodhur me justifikimet e tua për dështimet e tua, gjithmonë duke mbrojtur veten, kurrë popullin tënd, asnjëherë gati të pranosh përgjegjësinë tënde. Fakti është, Europa të ka refuzuar.Ti ke dështuar.” – shkruan Basha.

Pas një minute, Basha, ka publikuar një tjetër status duke i përmendur Ramës dështimin me shëndetësinë, ekonominë, korrupsionin duke i ripërmendur se ashtu si Europa edhe shqiptarët do e refuzojnë.

“Kujt do t’ja hedhësh fajin për dështimin me shëndetësinë?Për ekonominë e shkatërruar?Kujt do t’ja hedhësh fajin për qeverinë tënde të korruptuar? Ka ardhur koha të pranosh përgjegjësitë për dështimet e tua.Është mbushur kupa. Europa të ka refuzuar, dhe shqiptarët do të refuzojnë.” – shton Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *