Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, jepet masa e sigurisë për 8 të akuzuarit e shpallur në kërkim


Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e arrestit me burg për 8 personat e shpallur në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos.

Gjykata pranoi kërkesën e prokurorit të Krimeve të Rënda, Behar Dibra, për caktimin e masës arrest me burg për dy vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, për Xhoni Nica, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku dhe Dritan Agaj, të gjithë banues në Tiranë, si dhe për Fatmir Hyseni, nga Vlora, i njohur ndryshe me nofkën “Doqja”.

Brenda pak ditësh, pritet të vlerësohet masa edhe për Blendi Tetën, i arrestuar po për të njëjtën çështje.

Fillimisht dosja u hetua nga Prokuroria e Tiranës, e cila më pas shpalli moskompetencë, duke e kaluar dosjen te Krimet e Rënda.

Personat e shpallur në kërkim akuzohet për veprat penale “vrasje me dashje në bashkëpunim”, “armëmbajtje pa leje”, “vjedhja”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Kujtojmë se ish-polici 26-vjeçar Santiago Malka, u vra në një atentat më 27 gusht, pasi u qëllua me breshëri plumbash nga dy persona. Malka sapo kishte dalë nga lavazhi kur u ndesh me furgonin e sulmuesve të cilët i prenë rrugën dhe e qëlluan në pjesën e përparme dhe nga ana e pasagjerit.

Makina e tij doli nga rruga dhe u përplas me murin e një kapanoni. Autorët më pas u larguan drejt periferisë së Tiranës dhe më vonë u gjet i djegur automjeti që dyshohet se është përdorur prej tyre.

Malko ka qenë efektiv i patrullës së përgjithshme dhe njihet për miqësinë e tij me Ervis Martinajn, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e 4 tetorit 2018 pas një përplasjeje me armë në Bllok ku mbeti i vrarë miku i tij, Fabiol Gaxha.

Në fund të shtatorit 2019, blutë e kryeqytetit bënë publikë emrat e personave të akuzuar: Leonard Duka, Orion Loga, Dritan Agai, Erlis Duka, Ilir Selmani, Aleksander Maxhaku, Xhoni Nica, (të shtatë banues në Tiranë) dhe Fatmir Hyseni, (M.,) banues në Vlorë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *