Templates by BIGtheme NET

3 grupet e punës për Reformën Zgjedhore, emrat nga secila palë

Kuvendi ka ndarë grupet e punës për Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Në mbledhjen e së enjtes, pika e parë e rendit të ditës do jetë miratimi i këtyre 3 grupeve.

Për çështjen e diskutimit rreth sistemit zgjedhor, PS do përfaqësohet nga Damian Gjiknuri e Bashkim Fino, kurse Myslim Murrizi e Nimet Musaj, do përfaqësojnë opozitën parlamentare.

Financimi i partive politike në zgjedhje, është një tjetër grup pune ku mazhoranca do përfaësohet nga Blerina Gjylameti e Klotilda Ferhati kurse opozita parlamentare nga Arben Elezi e Ralf Gjoni.

Grupi i tretë i cili do diskutojë garantimin e votës së emigrantëve, do përbëhet nga Alket Hyseni dhe Adnor Shameti për PS-në e Korab Lita me Adriatik Alimadhin nga opozita parlamentare.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*