Një 40-vjeçar ka humbur jetën në Golem, pasi ka rënë nga lartësia e një godine në rikonstruksion.
Si pasojë e rrëzimit ka humbur jetën 40-vjeçari me iniciale D.H., i cili edhe pse u dërgua në spital nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.
Njoftimi i policisë
Në Golem, më datë 22.10.2019, në një objekt në rikonstruktim ka rënë nga lartësia shtetasi D. H., 40 vjeç,banues në Durrës, i cili u dërgua për ndihmë mjeksore në Spital.
Si pasojë e dëmtimeve të marra,shtetasi D. H ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.