Vendosni fjalën kyçe....

Bie nga lartësia, humb jetën në vendin e punës 40-vjeçari në Golem


Një 40-vjeçar ka humbur jetën në Golem, pasi ka rënë nga lartësia e një godine në rikonstruksion.

Si pasojë e rrëzimit ka humbur jetën 40-vjeçari me iniciale D.H., i cili edhe pse u dërgua në spital nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

Njoftimi i policisë

Në Golem, më datë 22.10.2019, në një objekt në rikonstruktim ka rënë nga lartësia  shtetasi D. H., 40 vjeç,banues në Durrës, i cili u dërgua për ndihmë mjeksore në Spital.

Si pasojë e dëmtimeve të marra,shtetasi D. H ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *