Templates by BIGtheme NET

“Do ofrojmë paketën me 9 pika për zgjidhjen e krizës, nëse s’merret parasysh do përdorim mjetet e dhunshme”

Kreu i LZHK-së, Shehi, ka deklaruar se opozita e bashkuar ka përcaktuar strategjinë për zgjedhjet e parakohshme.

Ai tha se platforma me 9 pika do i paraqitet ndërkombëtarëve dhe nëse nuk funksionon, atëherë mund të kalohet në mjete të dhunshme.

Ai theksoi se 9 pikat e platformës janë 9 kushtet e vendosura nga Bundestag për çeljen e negociatave dhe se asaj i shtohet qeveria tranzitore që do mundësojë zgjedhjet.

“Qeveri transitore e cila do të realizojë 9 pikat e Bundestagut. Ne kemi probleme të tjera sa të duash, por kjo do të dominojë dhe në zgjedhjet të ardhshme. Do të punojmë intensivisht deri në dhjetor, për platformën që kemi propozuar. Nga pranvera tjetër të hapen negociatat. Këtu fillon aksioni i ri politik. Nëse bie në vesh të shurdhët do të përdorim dhe mjete më të dhunshme se mjetet e tjera normale politike. Do të ofrojmë alternativat tona. Këtë lloj Teatri absurd mund ta fillojmë dhe vetë. Opozita nuk e pengon më ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Atij që është në krye të vendit nuk i intereson Reforma në Drejtësi dhe as integrimi i vendit.” – tha Shehi.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*