Vendosni fjalën kyçe....

Grabitja me armë në Fushë-Bulqizë, dyshohet se u morën 4.6 milionë lekë


Rreth 4.6 milionë lekë të vjetra janë grabitur paraditen e sotme në zyrën e postës në Fushë-Bulqizë.

Shuma e parave sa kishte ardhur nga zyra e postës qendrore.

Në grabitje dyshohet se ka marrë pjesë vetëm një person i maskuar dhe armatosur, i cili ka mundur të marrë shumën e parave dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Policia a ngritur pika të shumta kontrolli dhe është vënë në ndjekje të autorit.

Informacion paraprak

Rreth orës 12.10, Policia e Bulqizës ka marrë njoftim se një person i maskuar, dyshohet që nën kërcënimin e armës ka vjedhur zyrën e postës që shërben për shpërndarjen e pensioneve në njësinë administrative Fushë Bulqizë, një sasi lekësh.

Është ngritur grupi hetimor dhe po vijon puna për zbardhjen e dokumentimin e ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *