Templates by BIGtheme NET

Transgjinori fiton medaljen e arit, shpërthejnë çiklistet femra: E padrejtë, s’duhej lënë të garonte

Një çiklist transgjinor që vendosi një rekord të ri botëror dhe fitoi titullin e e dytë botëror të shtunën, është mbrojtur pasi kritikët thanë se ajo nuk duhet të lejohej të garonte.

Rachel McKinnon, 37 vjeç, fitoi medaljen e arit në kategorinë e moshës 35-39 vjeçare në Kampionatin Botëror “Masters Track” në Manchester, Angli.

McKinnon e filloi karrierën sportive pas shndërrimit në vitin 2012 dhe është kritikuar nga disa prej sportisteve gra më të njohura në botë.

Ato thonë se “ajo” ka një avantazh të padrejtë sepse ka trashëguar më shumë muskuj dhe si mashkull në origjinë ka më shumë masë muskulare.

Midis kritikëve të saj janë grupet “Fair Play for Women”, “Save Women’s Sports”, Martina Navratilova dhe sportiste të tjera.

Çiklistja e njohur britanike, Victoria Hood, gjithashtu kritikoi McKinnon, duke thënë se statusi i saj transgjinor i dha asaj një avantazh të padrejtë ndaj grave që lindin femra biologjikisht.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*