Ish-sprinteri olimpik, Usain Bolt, u kap në një përleshje masive jashtë një klubi në Londër pas një nate feste.
Atleti xhamajkan, 33 vjeç dhe pesë shokët e tij u përleshën me një grup tjetër ndërsa ishin duke marrë pjesë në një festë bashkë me yjet e spektaklit televiziv “Love Island” në Soho.
Sherri ku u përfshinë më shumë se 30 persona u zhvendos në trotuarin jashtë vendit të ngjarjes, me personat që publikuan pamjet që thanë se mes palëve u shkëmbyen grushta dhe shkelma.
Pamjet e marra në një telefon celular tregojnë Bolt në përpjekje për të ulur tensionet duke i tërhequr miqtë e tij larg nga sulmi.